Vetëm 5 raste të reja me virus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.466 testime, ndërsa janë regjistruar 5 raste të reja me Covid-19.

Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 8 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 ka ndërruar jetë vetëm 1 person.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë bërë 861.692 testime për Covid-19 në të gjithë vendin. /SHENJA