Veshja e Loredanës kap shifra marramendëse

Një emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës është edhe ai i Loredana Zefit.

Këngëtarja aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës “Angst”, ndërsa koncertet e planifikuara të turneut të saj, pothuajse të gjitha janë anuluar.

Ajo këto ditë ka ndarë me ndjekësit imazhe nga prapaskenat e koncerteve si dhe të klipit të fundit.

Në një prej paraqitjeve, Loredana u shfaq e veshur me një xhaketë të brendit “Balenciaga”, e cila kap vlerë të lart.

Sipas “What They Wearin”, çmimi i xhaketës së Loredanës është 3.990 mijë euro, ndërsa pothuajse çdo herë e shohim të veshur nga marka të tilla.

Kujtojmë se në këngën “Angst”, Loredana e ka përmendur ish-partnerin, reperin Mozzik, të cilin e përfshiu edhe në videoklip.