Ledri Vula lanson me klip këngën “10/10”

Ledri Vula gjatë ditës së sotme ka publikuar albumin e ri muzikor, për të cilin ka punuar me shumë përkushtim muajt e fundit.

Ky album i reperit përfshin 15 këngë, ndër to edhe duete me emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.

Njërën prej këngëve të albumit, Ledri vendosi ta publikojë me videoklip dhe ajo është “10/10”.

Si zakonisht, edhe kësaj radhe ky artist vjen unik në stilin e tij, teksa tekstin e këngës e ka shkruar vet.

Për beatin u kujdes Butrint Buçinca dhe Duja, kurse mix/masterin Johan Bejerhol, kënga u punua nga RedBox Entertainment.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Ledri, me titull “10/10”.