Veseli përkujton masakrat e 26 marsit: Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta

Veseli shprehet se këto janë tragjedi nga ato që ta ndalin frymën por edhe tregojnë çmimin e lirisë.“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Veseli.Ky është postimi i tij i plotë:26 marsi nuk është një datë e zakonshme. Është datë që risjellë trishtim e dhembje. Na e përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq. Tragjedi nga ato që ta ndalin frymën, por edhe tregojnë për çmimin e madh të lirisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta.