Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në 21 vjetorin e masakrës së 49 shqiptarëve në fshatin Beleg të Deganit, thotë se e këtij krimi barbar ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia ndërkombëtare.
“21 vjet më parë, aparati policor dhe ushtarak i Serbisë kreu një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit duke masakruar 49 shqiptarë në në fshatin Beleg të Deçanit. Është tepër e dhimbshme sot që xhelatët e këtij krimi barbar ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia ndërkombëtare dhe që shumica e viktimave edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Veseli thotë se PDK është kujdesur për të gjitha kategoritë e dalë nga lufta si asnjë parti tjetër dhe do vazhdojë t’iu gjendent në krah, transmeton lajmi.net.
“Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur për Familjet e Viktimave Civile të Luftës dhe të gjitha kategoritë e dalë nga lufta si asnjë parti tjetër dhe do vazhdojë t’iu gjendent në krah. Ndryshe nga qeveritë e tjera, sikurse është kjo në ikje, PDK-ja ka dëshmuar vepra e jo veç fjalë në ndihmë të këtyre kategorive. Këtë gjë e provon fakti që nën qeverisjen e PDK-së, buxheti i dedikuar për këtë pjesë të ndjeshëm të shoqërisë së Kosovës ka ardhur në rritje”, shkruan më tutje lideri i partisë opozitare.