Veseli: Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus, t’na e shtojë kujdesin, por jo panikun

Veseli është shprehur se kjo duhet të na e shtojë kujdesin, por jo panikun.

Ai gjithashtu ka lutur qytetarët t’i përcjellin e respektojnë udhëzimet e profesionistëve si masa parandaluese ndaj virusit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre.

Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetsorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin.