Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë nga arkiva, duke rikthyer në vëmendje një bisedë me moderatorin Besim Dina.
Ndonëse intervista në emisionin “Oxygen” është realizuar kohë më parë, Vesa ka zgjedhur ta kujtojë pikërisht tani këshillën që i kishte dhënë Besimi.
Gjatë asaj bisede, moderatori i njohur i kishte thënë prerë se ajo duhet patjetër të bëjë një emision televiziv, pasi i shkon ky format.
Duke ripostuar këtë fragment, Vesa u është drejtuar fansave me një pyetje që ka ngritur dyshime për planet e saj të ardhshme:
“A mendoni edhe ju si Besimi që duhet patjetër të bëj emision televiziv? Çka do të ju kishte pëlqyer nga unë?”
Për ata që e ndjekin Vesën prej vitesh, ky nuk do të ishte një terren i panjohur. Vite më parë, ajo ka moderuar emisionin “E diela me
Vesën”, ndërsa hapat e parë në botën e medias i ka nisur që në rini në RTK.
Duket se sharmi dhe aftësia e saj për të komunikuar me publikun po e tërheqin sërish drejt moderimit.
Tashmë mbetet të shihet nëse Vesa do ta marrë seriozisht “shtysën” e Besim Dinës për t’u rikthyer fuqishëm në ekran.




