Vesa Luma shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit në Kroaci

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë të cilët po udhëtonin nga Gjermania drejt vendlindjes, dhe aty gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë, shkruan lajmi.net.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

Ndër ta është edhe Vesa Luma e cila hyri në Instagram për të shprehur ngushëllimet e saja për familjarët e viktimave.

“Çfarë dhimbje. Ngushëllime familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci!”, shkroi Vesa./Lajmi.net/