Vesa Luma pozon me bikini nga pushimet në Zelandë të Re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja nga Prishtina ka bërë të ditur se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Zelandë të Re – vendbanimi i saj prej vitesh.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Në shtetin e largët mbizotëron mot i mirë në këtë kohë, me çka vendasit kanë mundësinë që të shijojnë pushimet në plazh.

Mes shumë imazheve interpretuesja e hitit “Jemi dhe s’jemi” publikoi një fotografi me bikini, ku tregonte pa hezitim linjat e saj trupore.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja dukej në formë mjaft të mirë, teksa merrte rrezet e diellit, ndërkohë që pëlqimet dhe komplimentet nga ana e fansave nuk kanë munguar.

Vesa Luma përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, duke qenë më shumë e përkushtuar në jetën e saj private. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/Instagram

 

Foto: Vesa Luma/Instagram

 

Foto: Vesa Luma/Instagram

 

Foto: Vesa Luma/Instagram

 

Foto: Vesa Luma/Instagram