Vesa Luma dhe Big Basta ua realizojnë dëshirën fansave, gati dueti mes tyre

Vesa Luma dhe Big Basta po qëndrojnë në Zelandë të Re bashkë me djalin e tyre Lianin.

Dyshja ka kohë që nuk kanë publikuar këngë të re, por pritjes së fansave të tyre dalëngadalë po u vjen fundit.

Përmes një postimi në Instagram, Vesa ka bërë të ditur se kënga që vite më parë ishte pjesë e një kampanje të një operatori telefonik, së shpejti vjen e kompletuar nga ajo dhe Big Basta.

Këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë datë për këngën, por njoftoi se ajo është finalizuar dhe falënderoi të gjithë për urimet që ia bënë me rastin e ditëlindjes.

“Meqe na e keni kerkuar ,ja gati e kemi 😍 Së shpejti
P.S Ju falenderoj jasht mase per cdo urim e dashni qe me dhate per ditelindje 🌷! Ju dua shume❤️”, ka shkruar ajo”, ka shkruar ajo.