Versioni i ukrainasve: Pse Rusia po e sulmon Ukrainën

Shteti i Ukrainës ka krijuar një adresë të re, enkas për të huajt, ku çdokush mund të informohet rreth asaj që po ndodhë në territorin e saj. Aty jepet një shpjegim se pse presidenti rus do që ta pushtojë me çdo kusht Ukrainën

Përkthyer nga Gazeta Express

 

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Rusia ka vazhduar që të ushqejë mllef ndaj Ukrainës së Pavarur, shtetit që ajo akoma e mendon si pjesë kritike të “Nënës Rusi”. Prandaj e konsideron pushtimin e Ukrainës jetike për rikthimin e të ashtuajturës “Rusi historike”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka kursyer përpjekjet për të promovuar narrativën e rreme se ukrainasit dhe rusët janë “një komb”. Putin dëshiron të ribashkojë shtetet e Bashkimit Sovjetik dhe ta përmbysë atë që ai e quan “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX”. Qëllimi i tij kryesor është “t’i ndreq gabimet” e rënies së BS-së, tridhjetë vjet më parë. Si rezultat, ai dëshiron ta rindërtojë të gjithë arkitekturën evropiane të sigurisë, që do të vijë me kosto të madhe për Perëndimin. Artikujt dhe fjalimet e tij të fundit mbi këtë temë thuhet se janë bërë lexim i detyrueshëm për ushtrinë ruse.

Duke e shpallur pavarësinë në vitin 1991, Ukraina, në mënyrë të parevokueshme, e ka zgjedhur krejt një tjetër rrugë – një rrugë të pavarur të zhvillimit demokratik, reformës dhe integrimit evropian. Ndryshe prej kësaj, Kremlini ka vendosur të shkojë rrugës konservatore, me aspiratë të pabazë për rikthimin e perandorisë.

Dita kur Ukraina e kishte shpallur Pavarësinë, 24 gusht, 1991
Foto: Ukrinform.ua

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, ritmi i ndryshimit varion nga një shtet në një shtet tjetër. Disa, si për shembull bjellorusët, kanë ngadalësuar dhe janë përpjekur të mbështeten te trashigimia sovjetike. Të tjerët, ecnin përpara sa më shpejt që ishte e mundur. Shtetet baltike dhe shtetet e Paktit të Varshavës lanë pasë të kaluarën e tyre sovjetike dhe ndërmorën hapa drejt integrimit në NATO dhe BE gjatë 90-ave, duke e kompletuar procesin rreth 2004-ës, pak para se imperializmi rus të ringjallet. Fatkeqësisht, Ukraina dhe Gjerogia nuk e kishin përfunduar rrugën deri atëherë. Të dyja mbetën jashtë komunitetit euroatlantik dhe të dyja më vonë u bën cak i agresionit ushtarak të Rusisë, duke i kushtuar me jetë njerëzish dhe me territor.

Duket sikur vlerat themelore dhe ADN-ja e shoqërisë ukrainase – dashuria për lirinë, demokracinë, mendimin e  lirë dhe vlerat evropiane, – janë të urryera për Putinin. Ai as nuk mund t’i kuptojë, as t’i tolerojë këtë vlera – prandaj po kërkon t’i rrënojë ato. /war.ukraine.ua/