Vërshimet nga shirat prekin të paktën 17,000 familje në Gaza, thotë UNICEF

Situata për familjet dhe fëmijët në Gaza mbetet “katastrofike” për shkak të përmbytjeve të mëdha dhe shiut të rëndë, njofton fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF).

Në ditët e fundit, stuhi e parë dimërore në Gaza ka ndikuar drejtpërdrejt mbi rreth 17,000 familje, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, gjatë një takimi me gazetarët në Gjenevë.

“Po shohim histori zemërthyese të familjeve të dëshpëruara që ndihen të humbura dhe të shteruara pasi tendat e tyre u përmbytën,” tha Pires. “Shumica prej tyre janë zhvendosur disa herë dhe kanë humbur gjithçka gjatë dy viteve të fundit.

“Kur fëmijët flenë në tenda të përmbytura pa rroba të ngrohta ose dyshekë të thatë – shumë prej tyre pa ushqim të mjaftueshëm, me imunitet shumë të ulët dhe tashmë të traumatizuar nga konflikti – dimri bëhet jashtëzakonisht i rrezikshëm,” shtoi Pires, duke përmendur rreziqe si hipotermia, infeksionet e frymëmarrjes dhe vdekja. /Al Jazeera/