Vërshimet, mbi 80 shtëpi të bllokuara në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë (VIDEO)

Nga reshjet e mëdha të shiut, në disa komuna të vendit ka pasur vërshime të mëdha, të cilët kanë prekur qytetarët.

Mirëpo, në pasditen e vonshme, vërshimet në Lagjen e Boshnjakëve kanë bllokuar mbi 80 shtëpi, raporton nga Mitrovica, Besart Maloku, gazetar në Klankosova.tv.

Vërshime më të mëdha pati në komunat e Skënderajt dhe Mitrovicës, ku kryetarët e këtyre komunave shpallën gjendje emergjente.

Vendet tjera të prekura nga vërshimet janë Peja, Istogu dhe Drenasi./Klankosova.tv/