Vërshime në Kumanovë nga reshjet e shiut

Foto Arkiv

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kumanovë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar gjendja në komunë pas reshjeve të fundit të shiut. Me këtë rast, SHKMSH ka marë qëndrim për evitimin e dëmeve që kanë shkaktuar lumenjt Kriva Reka dhe Pçinja, shkruan gazeta Lajm.
“Duke pasur parasysh daljen nga shtrati të lumenjve Kriva Rekë në pjesën e Jaçinces dhe Dovezences dhe lumit Pçinja në pjesën te fshati Pçinjë, SHKMSH doli me konkluzë në formë të rekomandimit deri te SHA “Ujësjellësi Fusha e Kumanovës Likovës” menjëherë ekipet e tyre të dalin në teren me mjetet e disponueshme dhe të veprojnë në drejtim të tejkalimit të situatës në interes të qytetarëve”, thuhet në konkluzën e SHKMSH në Kumanovë.
Njëkohësisht shtabi komunal përsërit rekomandimin që qytetarët tu përmbahen masave të caktuara për mbrojtje nga Covid 19.