Vërshime në Bangladesh, humbin jetën 41 persona

Më shumë se 4.8 milionë njerëz janë goditur nga vërshimet të shkaktuara nga shirat në Bangladesh.

Qendra për parashikimin dhe prognozimin e përmbytjeve në Bangladesh ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet pasi në ditët në vijim e mundur është rritja e nivelit të lumenjve në zonat qendrore rreth Dakës.

Për shkak të vërshimeve mbi një milionë njerëz nga fundi i qershorit kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa më pak se 41 persona vdiqën prej tyre 31 fëmijë. Në vitin 1988 dy të tretat e sipërfaqes së Bangladeshit është përmbytur, derisa 31 prej gjithsej 64 qarqe administrative janë nën ujë.

Përmbytjet atje kanë përkeqësuar edhe gjendjen me koronavirusin, ku të infektuar janë 229.185 persona, ndërsa 3.000 njerëz vdiqën si pasojë e Kovid-19.