“Verës si në Afrikë, dimrit si në Rusi” – Banorët e Kondovës ankohen për mosasfaltimin e rrugës (VIDEO)

Banorët e Lagjies 7 në Kondovë të Sarajit prej 20 vitesh kërkojnë asfaltimin e rrugës, shkruan gazeta LAJM. Pronarët e shtëpive rreth rrugës ankohen se gjatë verës nuk mund t’i hapin as dritaret për shkak të pluhurit të madh, kurse dimrit, rruga bëhet e pakalueshme për të shkak të baltës.

"Verës si në Afrikë, dimrit si në Rusi" – Banorët e Kondovës ankohen për mosasfaltimin e rrugës (VIDEO)

"Verës si në Afrikë, dimrit si në Rusi" – Banorët e Kondovës ankohen për mosasfaltimin e rrugës (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, October 6, 2020

Banorët e kësaj lagjie thonë se premtime për rregullimin e rrugës marrin gjatë çdo fushate zgjedhore por problemi i tyre nuk zgjidhet asnjëherë. Problem tjetër përbëjnë edhe mbeturinat që hidhen pa leje në këtë lagje, ndërsa mungon edhe ndriçimi publik.

Përmes kamerës së gazetës LAJM ata i bëjnë sërish apel drejtuesve të Komunës së Sarajit që të mbajnë premtimet për asfaltimin e rrugës.

Nga Komuna e Sarajit, thonë shkurtë se është paraparë aslaftimi i rrugës por pa dhanë më tepër detaje kur do të nisin punimet. /Gazeta LAJM