Vërehet ulje e qarkullimit në tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan

Qarkullimi në tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar shënon ulje për 3,1 për qind në mënyrë nominale dhe 6,8 për qind në mënyrë reale, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara ulje të qarkullimit është shënuar edhe te tregtia me pakicë me produktet jo ushqimore, përveç karburantit në mënyrë nominale për 12,2 për qind, ndërsa në mënyrë reale për 12,5 për qind dhe tregtia me pakicë, përveç tregtisë me karburanteve në mënyrë nominale për 8,1 për qind, ndërsa në mënyrë reale për 10 për qind dhe tregtisë me pakicë me karburante të makinave në mënyrë nominale për 26,9 për qind, ndërsa në mënyrë reale për 15,6 për qind.