Vera rrit rrezikshmërinë në trafik, “Autostrada Kërçovë-Ohër një nga pikat e zeza”

Në tremujorin e parë të këtij viti policia e rajonit të Ohrit ka evidentuar 48 aksidente rrugore nga të cilat 6 me lëndime të rënda. Aksidente të shumta ndodhin edhe në magjistralen Kërçovë-Ohër, rrugë e cila përveç kthesave të mëdha, është e prishur dhe bien gurë nga malet.

“Autostrada Kërçovë-Ohër e cili po ndërtohet prej vitesh është një nga pikat e zeza kur bëhet fjalë për infrastrukturë trafiku në Ohër nga Kërcova dhe nga ajo pikëpamje këtu veçanërisht po fokusohet policia me prani të shpeshtë, në kohë dhe vende të ndryshme në atë pjesë të autostradës e cila ndërtohet kemi vendosur më shumë punkte policore”- deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-Ohër.

Statistikat e SPB-Ohër tregojnë se në këtë rrugë magjistrale mjaft të frekuentuar në tremujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 17 aksidente.

Излечете ги проблемите со простатата и подобрете ја ерекцијата за два дена!
“5 aksidente kanë qenë me lëndime të rënda dhe një me humbje jete. Sa i përket kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, janë konstatuar gjithsej 4 kundërvajtje për mosmbajtje e helmetës, krahasuar me vitin 2021 kur kishte gjithsej 16 kundërvajtje të tilla”- thonë nga SPB OHËR.

Me ardhjen e pranverës aktivizohen edhe motoristët të cilët frekuentojnë Ohrin dhe Strugën dhe jo rrallë herë nga shpejtësia dhe mosmbajtja e paisjeve mbrojtëse kanë përfunduar në aksidente fatale.

“SPB-Ohër në vazhdimësi ndërmerr masa parandaluese dhe represive në pjesën e komunikacionit, qëllimi është rritja e sigurisë në komunikacion të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, para së gjithash për drejtuesit e automjeteve motorike, kemi për qëllim që të rrisim vetëdijen dhe te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion me qëllim që me kujdes të marrin pjesë në komunikacion ta rrisin sigurinë për veten dhe sigurinë e pjesëmarrësve tjerë”- tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër

Dimoski thotë se vendosja e kamerave mobile tek policia rrugore ka ndikuar dukshëm në mbajtjen e rendit rrugor. Rikujton se sezonin veror rrit fluksin në trafik në Maqedoninë Perëndimore, andaj apelon për respektim të sinjalistikës me qëllim të shmangien e aksidenteve rrugore.