Veprimtari në kuadër të 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut”

Shoqëria Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut mbajti të hënën në Pekin një seminar me titull “Përkujtimi i 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut” .

Përfaqësuesit në takim zhvilluan diskutime të thelluara për tema si mbrojtja ligjore e të drejtave të njeriut, mbrojtja e të drejtave të njeriut të grupeve të veçanta, vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit dhe qeverisja globale e të drejtave të njeriut, duke arritur konsensus të gjerë
Nënkryetari i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe kryetari i Shoqatës Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut, Padma Choling, vuri në dukje se 75 vjet më parë, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut vendosi një konsensus bazë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Nënkryetari i këshillit të katërt të Shoqatës Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut Xu Xianming,njëkohësisht anëtar i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe nënkryetar i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Gjyqësorit, beson se të mbrosh të drejtat e njeriut do të thotë respektim dhe mbrojtje e të drejtave njerëzore. Kuptimi i vërtetë i qeverisjes sipas ligjit qëndron në të drejtat e njeriut. Qëllimi themelor i qeverisjes gjithëpërfshirëse të vendit sipas ligjit është respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Producenti i Grupit Mediatik të Kinës Lv Tao mendon se tregimi i mirë i historive të të drejtave të njeriut kërkon kthimin në thelbin e të drejtave të njeriut.Sipas tij, diskutimi lidhur me të drejtat e njeriut duhet të fillojë nga çështja nëse përmbushen nevojat e njerëzve, nëse ruhet dinjiteti, nëse garantohen liritë dhe nëse zbatohen aspekte të tjera. Ky është thelbi i konceptit kinez të të drejtave të njeriut, që vë njerëzit në qendër, shkruan CMG