Veprimtaria përkujtimore për 70 vjetorin e hapjes së platfornës dhe shkëmbimeve tregëtare midis Kinës dhe Britanisë u organizua të enjten në Pekin nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës, Klubi i Grupit 48 dhe Këshilli i Biznesit Kinë-Britani
Presidenti kinez Xi Jinping duke përshëndetur veprimtarinë që përkujton 70-vjetorin e “Misionit akullthyerës” në tregtinë kino-britanike ,vuri në dukje se 70 vjet më parë, sipërmarrësit britanikë, të përfaqësuar nga Jack Perry, duke parë me mprehtësi të ardhmen e ndritur të Kinës së Re dhe potencialin e madh të bashkëpunimit kino-britanik, thyen akullin e ideologjisë me guxim dhe prinë në hapjen e platformës së shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
Gjatë shtatë dekadave të fundit, breza “akullthyesish” kanë dëshmuar dhe kanë marrë pjesë aktivisht në zhvillimin dhe reformën e Kinës dhe kanë arritur zhvillimin e rritjen e tyre nëpërmjet bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë, tha kreu i shtetit i Kinës.
Sfidat e shumta në botën e sotme janë të ndërthurura dhe globalizimi ekonomik po përballet me kundërrryma, tha Xi, duke shprehur shpresën se njerëzit vizionarë nga qarqet e ndryshme në Kinë dhe në Britani do të vazhdojnë frymën pioniere të hapjes e bashkëpunimit, do të punojnë më shumë për të çelur fusha të reja bashkëpunimi, do të promovojnë krijimin e një ekonomie të hapur botërore dhe do të japin ndihmesë më të madhe në nxitjen e miqësisë dhe bashkëpunimit kino-britanik.