“Veprime të pahijshme”, e mitura në Prishtinë raporton rastin në Polici për degradim të integritetit seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të degradimit të integritetit seksual.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“27.08.2025-19:30. Ankuesja femër kosovare, e mitur ka raportuar se deri sa ishte ulur afër një parkingu një person i moshës madhore kishte bërë veprime të pahijshme”, thuhet në raport.

E njëjta ka raportuar se është ndier e frikësuar dhe e rrezikuar.