Në nisje të kësaj jave, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka përshëndetur punën e palodhur të pilotëve, teknikëve dhe personelit të Bazës Ajrore të Kuçovës.
“Mirëmëngjesi dhe javë të mbarë ” shkruan ministri, duke shoqëruar mesazhin me pamje nga aktivitetet ditore të profesionistëve të Forcave Ajrore të cilët janë në krye të detyrës për garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë së Shqipërisë.
Vengu ka theksuar përkushtimin e pilotëve, teknikëve dhe punonjësve të tjerë të bazës ajrore të cilët çdo ditë angazhohen me përgjegjësi të lartë për mbarëvajtjen e operacioneve ajrore dhe mirëmbajtjen teknike të mjeteve fluturuese.
Baza Ajrore e Kuçovës mbetet një prej pikave kyçe të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.