Në ankesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga deputeti i PDK-së, Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë, pas shqyrtimit nga kjo gjykatë është konstatuar se, dy vendime të ministrisë së Shëndetësisë bien ndesh me Kushtetutën, shkruan lajmi.net.Shpallja e Prizrenit zonë Karantinë dhe disa masa të tjera nëpër komuna të Kosovës kanë rënë ndesh me nene të caktuara të Kushtetutës së Kosovës.Ky është njoftimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese:TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimi [nr.229/IV/2020] i 14 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në territorin e Komunës së Prizrenit (pikat I, II, III, IV, VI, VII dhe VIII), është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;TË SHPALLË, njëzëri, që Vendimet [nr.238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] e 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut (pikat I, II, III, V, VI dhe VII), respektivisht, janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;TË SHPALLË, më shumicë votash, që pika V e Vendimit [nr.229/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, dhe pika IV e Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunat e Dragashit dhe Istogut, përkitazi me kundërvajtjet administrative, nuk janë në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;TË SHPALLË, me shumicë votash, që Vendimi [nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020 i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenin 35 [Liria e Lëvizjes] të Kushtetutës dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së;TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, pikën V të Vendimit [nr.229/IV/2020] dhe pikën IV të Vendimeve [nr. 238/IV/2020] dhe [nr. 239/IV/2020], të cekura në pikën IV të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;TË SHPALLË, të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin [nr. 214/IV/2020] të cekur në pikën V të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi.
Kosovë-Shqipëri Vendimi i Gjykatës: Ministria e Shëndetësisë e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës