Kushtetuesja ia pezulloi dekretin, Thaçi: Do ta respektoj në plotëni këtë vendim

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pasi ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi me të cilin e ka nominuar për kryeministër Avdullah Hotin deri më 29 maj.

“Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim”.

“Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

“Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.