Vendi regjistron 280 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.929 teste të kryera janë regjistruar 280 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 137 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 156 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 5 viktima. Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në raportin e sotëm janë shënuar edhe pesë viktima të regjistruara nga data 17.11-22.12.2021.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 223.211 raste, prej të cilëve 210.475 janë shëruar, kurse 7.904 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 4.832 raste aktive me Covid-19.