Vendet e BE-së do i japin Ukrainës 220 mijë predha artilerie dhe 1,300 raketa

Vendet e Bashkimit Evropian i kanë ofruar Ukrainës 220 mijë predha artilerie dhe 1,300 raketa, sipas një plani të rënë dakord nga ministrat në mars, tha shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell.

Vendet nga blloku tregtar, duke përfshirë Gjermaninë, Spanjën dhe Poloninë, kanë dërguar gjithashtu tanke në Kiev për të ndihmuar në mbrojtjen e tij kundër Rusisë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi vjen pasi SHBA, të cilët kanë dërguar tanke të tyre, të hënën ranë dakord të lejojnë vendet të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar gjithashtu armët dhe automjetet e veta, duke përfshirë tanket Challenger 2 dhe raketat e lundrimit me rreze të gjatë Storm Shadow.