Panairi i 19-të Ndërkombëtar i Industrive Kulturore të Kinës (Shenzhen) filloi të mërkurën në Shenzhen në provincën Guangdong të Kinës Jugore, i cili pritet të injektojë një shtysë të re në zhvillimin e industrisë kulturore të vendit.
Panairi pesëditor në nivel kombëtar dhe me aktivitete kryesisht offline, ka tërhequr më shumë se 3.500 organe qeveritare, organizata kulturore dhe ndërmarrje, ndërsa vëllimi total i kontratave arriti në 3.42 miliardë juanë.
Një zonë ekspozite dixhitale e Kinës është krijuar për herë të parë për të nxjerrë në pah dhe promovuar aktorët kryesorë të tregut në nivel kombëtar, platformat kryesore dhe risitë më të fundit teknologjike në industritë kulturore. Forume, konferenca, nënshkrime kontratash dhe konkurse krijuese do të organizohen gjithashtu për të shkëmbyer informacion dhe për të nxitur zhvillimin inovativ të industrive kulturore.
Që nga themelimi i tij në 2004-ën panairi kulturor ka parë një zgjerim të vazhdueshëm në fushën e ekspozimit, numrin e vizitorëve dhe shkallën e ndërkombëtarizimit. Ai është bërë një platformë e rëndësishme për të promovuar zhvillimin dhe hapjen e industrië kulturore kineze.
Ekspertët kinezë vënë në dukje se Kina po e rrit veten si një vend lider në kulturë, me frymën e hapjes dhe gjithëpërfshirjes, ndërsa qytetërimi kinez ka frymëzuar edhe qytetërime të tjera në mbarë botën përmes shkëmbimeve.