Vëllezërit e Italisë, partia politike që udhëheq qeverinë e Italisë, ka kujtuar Silvio Berlusconin.
Partia e krahut të djathtë është relativisht e re, e formuar vetëm në vitin 2012, por ajo mban shumicën e vendeve si në Dhomën e Deputetëve ashtu edhe në Senat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ajo drejtohet nga Giorgia Meloni, e cila u zgjodh kryeministër në vitin 2022.
Disa nga ideologjitë e tyre kryesore përfshijnë kundërshtimin e martesave të homoseksualëve dhe imigrimit, si dhe nevojën për të përmirësuar normën në rënie të lindjeve në Itali.
Në një postim në Twitter, partia shkroi: “Mendime të përzemërta për familjen dhe të dashurit e tij.
“Ne do ta kujtojmë atë si një nga figurat më të rëndësishme, vendimtare dhe më të vlerësuar në historinë politike italiane”.
Berlusconi dhe Meloni kishin një marrëdhënie të tensionuar, pasi ai dikur e përshkroi atë si “patronizuese, shefe, arrogante dhe ofenduese”.
Dyshja u përplasën shpesh dhe sfiduan politikat e njëri-tjetrit, transmeton Klankosova.tv.




