Shkruan: Bekim Qoku
PISA tregon më qartë se çdo indikator tjetër se si një klasë politike rigjeneron veten. Maqedonia e vërteton katërcipërisht tezën se budallallëku mund të mësohet; do të thotë, që ka mundësi teorike dhe praktike që një shoqëri të tërë mund ta budallallosësh. E si mund të shpjegohet ndryshe që ka kaq shumë qytetarë që votojnë Ali Ahmetin, Sadulla Durakun etj. Këta njerëz kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë për veten e tyre dhe për të ngjashmit e vet, pra për budallenj. Me këtë rast, do po ju rekomandoj veprën shqipe “Vëllezër dhe motra budallenj! Jemi shtuar shumë. Si do ia bëjmë?” e cila u promovua në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (dhe kjo për fat të keq nuk është as shaka e as ironi).