Kumanovë, 11 nëntor – Komunat e Kumanovës dhe Gjilanit u vëllazëruan, pwrmes njw marrëveshje qw u firmos nga kryetarët e komunave Maksim Dimitrievski dhe Lutfi Haziri në Shtëpinë e Zejtarëve gjatë Ditës së çlirimit të qytetit tw Kumanovws. Marrëveshja, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi në fusha të ndryshme, është rezultat i miqësisë dydekadëshe. Dimitrievski tha se për këtë periudhë kanë treguar se bashkëpunimi është në nivel më të lartë, për çka konfirmojnë edhe numrin më të madh të projekteve të përbashkëta tejkufitare. “Familja jonë e komunave të vëllazëruara është e madhe edhe në këtë rast, dua t’u dëshiroj mirëseardhje në këtë familje të madhe dhe dua gjithmonë në Kumanovë të ndjeheni si në vendin tuaj, ndërsa ne si menaxherë të qytetit, e ndërmarrim obligimin për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona të përbashkëta, krijimin e mini rajonit për bashkëpunim të përbashkët të rajonit më të madh të komunave të cilat i mbulojmë”, tha Dimitrievski. Kryetari i komunës së Gjilanit, Haziri theksoi se me komunën e Kumanovës kanë bashkëpunuar në ditët më të vështira dhe kanë besuar në miqësi. “Vëllazërimi ynë jep shembull edhe për bashkëpunim mes qytetarëve, ekonomisë lokale, bujqësisë, arsimit”, theksoi kryetari i komunës së Gjilanit. Sipas marrëveshjes Komuna e Kumanovës dhe Gjilanit do të lidhin bashkëpunim në fushën e kulturës, shkencës, arsimit, turizmit dhe sportit.
Maqedoni “Vëllazërohen” Kumanova me Gjilanin






