Velkovska nga Këshilli i Qytetit të Shkupit: Parkingu spitalor duhet të jetë falas për të gjithë

Aktivistja për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit jetësor dhe anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dragan Velkovska kumtoi se ka dhënë kërkesë deri tek Këshilli për ta tërhequr nga seanca sotme pikën për miratimit të vendimit për ndryshim dhe plotësim të Çmimores së shërbimeve që i kryen “NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup.

“Mendoj se parkingu spitalor duhet të jetë falas për të gjithë dhe veçanërisht gjatë pandemisë dhe në prag të krizës botërore financiare e cila parashihet nga vjeshta. Qyteti është i obliguar të tregojë solidaritet dhe humanizëm, qytetarët dhe personeli mjekësor nuk mund të vendosen në sitë, edhe më pak të trajtohen si burime fikse të të ardhurave për ndërmarrje e cila në mënyrë të pavarur njoftoi se ulja e qarkullimit ka të bëjë me pandeminë”, thuhet në kumtesën e Velkovskës.

Ajo kërkoi edhe nga Këshilli drejtues i ndërmarrjes ta tërheq vendimin dhe të miratojë të ri.

Njëherit, në Vendim qëndron se çmimi i shërbimit të parkimit në vendparkimet publike Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” duhet të kushtojë 40 denarë për një orë parkim me TVSH të përfshirë. /MIA