Presidenti amerikan Donald Tramp dje në Karolinën Veriore u paraqit me maskë në fytyrë dhe ka folur për mundësinë e vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të vitit, derisa ka bërë përpjekje t’i bind votuesit e këtij shteti federal se menaxhon mirë me krizën.
Tramp, popullariteti i të cilit bie muajt e fundit, sepse shumë amerikanë besojnë se nuk menaxhon mirë me pandeminë, e ndërroi sjelljen e tij të deritanishme të rrejshme ndaj infektimit.
“Besoj se të gjithë amerikanët do ta bëjnë punën e vërtetë, por ne fuqishëm i këshillojmë të fokusohen, veçanërisht në mbajtjen e distancës sociale dhe higjienës personale, t’i shmangin tubimet masive, dhe veçanërisht të mbajnë maska atje ku ka nevojë”, tha Tramp, gjatë vizitës në fabrikën “Fuxhifilm” në Morisvil, Karolina Veriore, në të cilën zbatohet një pjesë e hulumtimit për vaksinën e re.
Tramp mbante maskë derisa i vizitoi pikat në fabrikë.
“Dëgjova shumë punë të mira. Deri në fund të vitit mendojmë se jemi në rrugë të drejtë për të arritur”, tha presidenti amerikan, duke u kthyer në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Karolina Veriore është një nga shtetet amerikane në të cilën do të ketë luftë tejet të pasigurt midis presidentit republikan dhe kandidatit të demokratëve Xho Bajden, dhe në të cilën pritet të vendoset fituesi i zgjedhjeve presidenciale në nëntor.
Në zgjedhjet e vitit 2016 Tramp fitoi ngushtë në këtë shtet, por tani pikërisht në të mbetet shtatë për qind pikë pas Bajdenit. /MIA