Veljanoski, Janakieski dhe Ristoski do të gjykohen për organizimin e 27 prillit

Gjykata Penale- Shkup njofton se është pranuar plotësisht aktakuza ndaj të dyshuarve për organizimin e sulmit të 27 prillit në Kuvend.

Kjo dë të thotë se ish kryeparlamentari Trajko Veljaniovski, ish ministrat Mile Janakiseki dhe Spiro Ristoski si dhe ish kreu i DSK-së, Vlladimir Atanasovski tashmë do të jenë në ulësen e të akuzuarve.

Nga akktakuza për momentin kanë shpëtuar Nikollla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski të cilët kanë ikur Hungari dhe Greqi. Gruevski ka fituar azil në Hungari ndërsa Boshkovski ende pret vebndimin e autoriteteve greke.

“Për hir të interesit të mediave, ju informojmë publikun se Këshilli për vlerësimin e aktakuzave, kompetente për të vepruar në aktakuzën 21/19 në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pas një seance publike dhe pas vlerësimit të fakteve dhe provat, ka marrë vendim që të aprovon aktakuzën në tërësi”- thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Penale./Alsat