Ka disa muaj prej kur në media komentohet shumë ndarja e grupit të “Stupcave”.
Kjo pasi Vedat Bajrami kishte paralajmëruar rikthimin e tyre, e që më pas Osman Azemi e kishte hedhur poshtë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.
Çështja e tyre kishte përfunduar në gjykatë ku Osman Azemi kishte kërkuar që të mos përdoret emri “Stupcat” pa lejen e tij deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Ditë më parë, teksa po shijon rrugëtimin në “Big Brother VIP Kosova”, Vedati ka folur për herë të parë rreth ndarjes së “Stupcave”.
Gjatë një biesede me Fis Junikun i cili u rikthyen në “BBVK” për 24 orë. Vedati tha që Osmani ka qenë i pari i cili është ndarë nga grupi duke filluar karrierën si i vetëm.
“Osmani ia ka nisur të punojë vetë i pari edhe kemi pauzuar një kohë. Nuk kemi dashur të bëjmë diçka. YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, të tre jemi aksionarë. Zyrtarisht nuk kemi ndarë asgjë edhe unë e Mensuri i kemi bërë këto skeçet e vitit të ri se gjynah është që ta lëmë se publiku na njeh”, tha ai.
Por, në kanalin zyrtarë në’ YouTube’ shihet që Vedati kishte hapur kanalin e tij me datën 2 janar të vitit 2022 ku ka publikuar skeqin e parë në kanalin e tij, duke filluar kështu i pari ndarjen nga grupi ku më pas edhe Osman Azemi ka hapur kanalin zyrtar të tij në YouTube.
Vedati gjatë bisedës theksoi se secili ka të drejtën e tij të zhvillojë një karrierë vetëm, por që zyrtarisht janë akoma të tre aksionarë në YouTube.
“Ne privatisht me asnjërin nuk kemi pasur kurrë asgjë. Po faktorë tjerë, dikush dëshiron të ndihet vetë më i saktë më i sigurtë, dëshiron që ta bëjë vetë karrierën, është e drejta e secilit. Por ndërkohë derisa ec vet nuk mund ta mbysësh një emër ose një karrierë”, tha aktori./Lajmi.net/