Vedati: Serbia as në ëndërr më s’e sheh Kosovën si të saj

Vedati qysh nga nisja e rrugëtimit të tij në “BBVK”, ka folur për luftën e Kosovës.
Këtë herë ai lidhur me këtë i rrëfeu Melisës, shkruan lajmi.net.

Aktori i humorit i tregoi këngëtares si Serbia ende mendon se Kosova është “e saj”, por kjo siç tha ai, as në ëndërr nuk i del më.

Vedati, hyrjen e tij në këtë format, nuk e ka parë edhe si një lojë.

Ai shpesh ka potencuar se lojën në “BBVA” më shumë e bën për të sjellë paqe në shtëpi./Lajmi.net