Mbrëmjen e kaluar u mbajt “darka e finalistëve” në “Big Brother VIP Kosova”.
Pesë finalistët janë përgjigjur pyetjeve të publikut, shkruan lajmi.net.
Një nga pyetjet ishte për Vedatin, i cili hyri në shtëpinë e famshme të Kosovës pak më vonë.
“A mendon që është e padrejtë të fitosh para atyre që kanë hyrë që 100 ditë?”, ka qenë pyetja drejtuar Bajramit.
“Jo absolut nuk është e padrejtë. Për mua është shumë e ndershme edhe nëse hyn edhe 20 ditët e fundit, 10 ditët e fundit e leje më unë që po i bëj dy muaj sepse atëherë është e padrejtë me dalë edhe 25 banorë të tjerë që kanë qenë prej ditës së parë, përse ata nuk janë në lojë e përse erdha unë. Unë e kam pasur edhe më të vështirë”, u shpreh ai.
“Është shumë e drejtë që të fitoj edhe unë që i kam bërë dy muaj”, theksoi mes tjerash humoristi./Lajmi.net/