Vedati: Mbresa është avokatja e Melisës

Vedati dhe Melisa kanë pasur debate gjatë javës me njëri-tjetrin.
Kjo ka të bëjë me rrëfimin e Melisës që zbuloi se në moshën pesë vjeçare është ngacmuar seksualisht, shkruan lajmi.net.

Përplasja e tyre ndodhi pasi sipas Melisës, Vedati ka hedhur dyshime lidhur me vërtetësinë e rrëfimit.

E në përgjigjen e Vedatit ai u shpreh se ishte Mbresa ajo e cila e ka fryer Melisën për t’iu kthyer kundër asaj.

Sipas tij ai nuk dyshon në asnjë moment në Melisën dhe se ai e ka përkrahur shumë atë.

Ndër të tjera, Vedati tha se Mbresa është avokatja e Melisës, e cila e ka përdorur rastin për të fryer.

Melisa tha se ai e ka parë miqësinë që ajo ka krijuar me Mbresën dhe se në shtëpi të gjithë janë fallso.