Veçoria e novacionit e qytetërimit kinez ndihmon përparimin e njerëzimit

Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës deklaroi pak kohë më parë se ka nisur detyrat e fazës së zbritjes në Hënë në kuadër të Projektit të Hulumtimit të Hënës me Astronautë të Kinës. Sipas planit, në fillim do të kryhet zbritja në Hënë me mjetet e fluturimeve kozmike pa astronaut dhe para vitit 2030 do të realizohet zbritja për herë të parë e astronautëve kinezë në Hënë, shkruan CMG.

Zhang Hailian, zv.projektuesi i përgjithshëm i Programit së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës:
Mjeti i zbritjes në Hënë do të çojë dy astronautë, mjetin kërkimor të sondës hënore dhe materiale të tjera në sipërfaqen e Hënës, dhe pastaj astronautët do të marrin mjetin kërkimor të sondës hënore për mbledhjen e mostrave në Hënë dhe për zhvillimin e eksperimenteve përkatëse.
Donald A. Thomas, ish-astronaut i NASA-st:

Gjatë dekadës së kaluar, kam ndjekur me vëmendje programin hapësinor të Kinës. Kur mjeti kërkimor i sondës hënore “Yutu” zbriti në Hënë, fillova vazhgimin. Kam parë rritjen e tij, dhe rezultatet e tij më kanë habitur, veçanërisht sjellja e dheut nga Hëna prej anijes kozmike “Chang’e-5”, që tregon suksesin e plotë të kësaj detyre. Kam parë programin e fluturimeve hapësinore me astronautë. Ai është aq i shpejtë.

Qytetërimi kinez karakterizohet nga aftësia e dukshme e novacionit. Kjo përcakton në thelb frymën e përparimit të kombit kinez, që ndjek zakonet, por nuk kufizohet nga e vjetra, dhe që respekton traditën, por nuk frenohet nga e kaluara, si dhe karakterin trim të kombit kinez, që nuk frikësohet nga sfidat dhe guxon t’i pranojë gjërat e reja. Pikërisht kjo frymë novacioni ka bërë që kombi kinez të ecë pa u ndalur gjatë 5 mijë vjetëve, duke qenë gjithmonë në pararojë të kohërave. Mëndafshi, çaji dhe portelani i Kinës u çuan në Perëndim nëpërmjet Rrugës së lashtë të Mëndafshit, ndërsa katër shpikjet kryesore të Kinës së lashtë: teknika e prodhimit të letrës, shtypshkrimi, baruti dhe busulla, kanë dhënë kontribut të shkëlqyer për zhvillimin e qytetërimit botëror.
Francesco Maringiò nga Shoqata Kino-italiane për Promovimin e Rrugës së Re të Mëndafshit:

Procesi i gjatë i zhvillimit të qytetërimit kinez është i pandarë nga aftësia e reformës dhe e novacionit, si edhe nga guximi i transformimit. Kjo është bërë veçoria thelbësore e Kinës së sotme.
Vicentiu Gheorghe, kryetari i nderit i Shoqatës CHINARO:

Rezultatet e sotme të novacionit kanë ardhur nga historia e lashtë. Ecja përpara së bashku me kohën dhe novacioni i pandërprerë janë karakteristikat e dukshme të qytetërimit kinez. Novacioni i vazhdueshëm i ka dhënë shtysën e pandërprerë zhvillimit të vijueshëm të qytetërimit kinez. Duke i hedhur një vështrim historisë mijëravjeçare, kombi kinez është dhënë pas ëndrrës së vet, pa u frikësuar nga sfidat dhe duke pranuar me guxim të renë.

Në historinë e saj, Kina ka pasur edhe një periudhë të shkurtër konservatore e të mbyllur dhe, si pasojë, ajo pësoi agresion dhe ngacmim nga armiq të jashtëm të fortë dhe populli kinez vuajti katastrofa të rënda. Me këtë përvojë të hidhur, populli kinez e çmon më shumë frymën e novacionit. Gjatë 40 vjetëve të fundit, pikërisht me këtë frymë, Kina ka krijuar mrekullinë ekonomike dhe në shumë fusha, si hekurudha e shpejtësisë së lartë, telekomunikacioni 5G, energjia e gjelbër etj., ndodhet në nivelin e përparuar botëror. Sipas Raportit Global mbi Treguesin e Novacionit 2022, Kina radhitet në vendin e 11-të për treguesin e novacionit, ose një vend më lart se në vitin 2021