Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar

Dy fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pas një aksidenti në Durrës, ku një veturë dyshohet se i ka goditur e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më vonë nga Policia.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, fëmijët po luanin në trotuar.

“Fëmijët, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuar duke luajtur, ndërsa në automjet tip Benz ML që lëvizte, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit”, shkruan Top Channel.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por është arrestuar më pas nga policia.