Vdesin 4 pasagjerë dhe 2 pilotët e ekuipazhit/ Po riatdhesoheshin me avion për shkak të virusit

Kanë vdekur në një aksident ajror në Bolivi, katër spanjollë që po riatdhesoheshin për shkak të krizës së koronavirusit dhe dy pjesëtarë ekuipazhi të avionit.

Të gjashtë personat e vdekur ishin në bordin e një aeroplan të Forcave Ajrore Boliviane, i cili zbriti pasi raportoi për vështirësi teknike, ndërsa u nis drejt qytetit të Santa Cruz dhe u kthye përsëri në aeroportin e tij të nisjes.

Trupat e dy anëtarëve të ekuipazhit së bashku me një mashkull dhe tre gra pasagjerë janë tani në një morgun spitalor lokal.

Avioni u rrëzua rreth gjashtë milje nga qyteti i Trinidad, në Bolivinë veri-lindore, pak para orës 02:00 të mëngjesit, me kohën lokale të shtunën.

Emrat e katër spanjollëve të vdekur janë Francisco Jose Gallegos Gonzalez; Alba Aparicio Fornas; Yandira Oliverra Velarde; dhe Deliz Salvatierra Valverde. Francisco dhe Deliz ishin burrë e grua.

Alba kishte punuar me një organizatë të quajtur “Psikologë pa Kufij” dhe kishte planifikuar të udhëtonte rreth Bolivisë pasi mbaroi një punë gjashtë-mujore para krizës Covid-19.

Të katër pasagjerët do të kryenin një fluturim të dytë të riatdhesimit në shtëpi nga Santa Cruz më vonë këtë javë.