Vdes vozitësi pas vetaksidentit te rrethi i Çagllavicës, po lëvizte me shpejtësi 285 km/h (VIDEO)

Një  vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës.

Një 35-vjeçar me inicialet A.A., ka vdekur në vend, pas përplasjes me shtatë makina të tjera të cilat ishin të parkuara në një autosallon, njofton Klan Kosova.

Sipas dyshimeve të para të policisë, shpejtësia e madhe mund të jetë shkaktari kryesor i këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Ndërsa, 8 zjarrfikësve u janë dashur 2 orë e gjysmë për ta nxjerrë trupin e viktimës nga makina.