Vdes tragjikisht ish-futbollisti i njohur

Ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti tragjik, ish-fubollisti i njohur kroat, Sllobodan Sudec.

Mediat kroate kanë bërë të ditur se pas një aksidenti me makinë ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare ish- futbollisti kroat, Sllobodan Sudec, transmeton atvlive.tv

Ish-futbollisti i Varteksit të Varazhdinit dhe Slaven Belupos, trajner trajner i Podravina-s, humbi jetën në një aksident automobilistik në Poljanec afër Ludbreg.

Sipas raportit të policisë automjeti doli nga rruga dhe goditi gardhin e një oborri, ndërsa drejtuesi i mjetit ndërroi jetë, njofton media kroate “24 sata”.

Ky lajm ka shokuar futbollin dhe sportin në përgjithësi në Kroaci./ATVLIVE/