Vdes një burrë në Shkup, u godit nga treni

Një burrë ka ndërruar jetë në Shkup pasi është goditur nga treni, përcjell TV21. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme ndërsa nga MPB thonë se Prokuroria ka urdhëruar që të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit.

“Më 27 mars 2023, rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në shinat e hekurudhës në lagjen Hipodrom është gjetur një burrë pa shenja jete, i cili ishte goditur nga treni. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.