Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e 32-të nga Covid-19 në Kosovë. Bëhet fjalë për 71 vjeçarin nga komuna e Prizrenit, i cili ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 5 të këtij muaji dhe i cili përveç infeksionit kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 të prekur me COVID-19.