ShowBiz Vdes në moshën 31-vjeçare nipi i Bob Marleyt, artisti i muzikës reggae...

Vdes në moshën 31-vjeçare nipi i Bob Marleyt, artisti i muzikës reggae Joseph Mersa Marley

Ka vdekur në moshën 31-vjeçare artisti xhamajkano-amerikan i zhanrit reggae, Joseph Mersa Marley.

Muzikanti u gjet pa shenja jete në një automjet në Shtetet e Bashkuara të martën, sipas shërbimit të transmetimit TIDAL. Njoftimi fillestar nuk specifikoi vendndodhjen, shkruan DailyMail.

Artisti – i cili quhej me emrin e tij artistik Jo Mersa – thuhet se kishte vuajtur nga astma gjatë gjithë jetës së tij dhe stacioni radiofonik i Floridas WZPP pretendoi se ai vdiq nga një sulm astme.

Ai është nipi i muzikantit ikonik të zhanrit reggae Bob Marley dhe djali i Stephen Marleyt.

Bob vdiq tragjikisht nga kanceri në vitin 1981 në moshën 36-vjeçare dhe konsiderohet gjerësisht si një nga pionierët e muzikës reggae. Ylli i ndjerë kishte 11 fëmijë me shtatë partnere të ndryshme.

Jozef Mersa Marli i kaloi vitet e tij të hershme në Xhamajka, ku ndoqi Shkollën Përgatitore të Shën Pjetrit dhe Palit. Më pas ai u transferua në Florida ku ishte student në shkollën e mesme Palmetto. Kur në Miami Dade College ai studioi inxhinieri në studio.

Në vitin 2014 ai publikoi EP-në (mini-albumin) e quajtur “Comfortable” dhe në vitin 2021 doli me “Eternal”.

Një film i ri për Bob Marleyn është duke u realizuar kohëve të fundit.

Kingsley Ben-Adir do të portretizojë këngëtarin legjendar në film, i cili do të realizohet me regji të Reinaldo Marcus Green.

Lashana Lynch – ylli i “No Time To Die” që portretizoi agjentin e MI6 Nomi në epikën e James Bond – do të luajë rolin e Ritës, të venë e Bob Marley.