Vdes Haki Rugova, ish-kryetari i Komunës së Istogut

Ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova ka vdekur mëngjesin e së mërkurës.

Rugova për tri mandate ishte kryetar i Komunës së Istogut.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Istogut.