Vdes gazetari Kastriot Myftaraj, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i banesës

Gazetari Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte.

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Xh.Xh/dritare.net