Vdes gazetari i sportit, Milaim Krasniqi

Ka vdekur të premten mbrëma Milaim Krasniqi, gazetar i sportit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kolegu tij në Radio Kosova Edmond Thaçi, njofton Klankosova.tv.

“Lajm i kobshem nga Franca. Sapo ndërroi jete kolegu, shoku dhe bilbili i mikrofonit, Milaim Krasniqi”, ka shkruar Thaçi.

“Ishe gjithmonë pozitiv dhe si te tille do te kujtojmë gjithmonë”.

Krasniqi për shumë dekada ka punuar në Radio Kosova.