Vdes e mitura nga Ferizaj, ra aksidentalisht në bunar

Një vajzë e mitur nga Ferizaj, pasditen e së dielës ka rënë aksidentalisht në bunarin që gjendet në oborrin e shtëpisë së saj. Nga plagët e shkaktuara, e mitura ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:00 në Ferizaj. Një vajzë e lindur në vitin 2009 ka rënë në pusin e shtëpisë aksidentalisht, familjarët me ndihmën e fqinjëve e kanë nxjerrë dhe e kanë dërguar në emergjencë në Ferizaj e prej aty në QKUK në Prishtinë. Të hënën pasdite e kemi marrë njoftimin nga mjeku se e njëjta nga plagët ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se policia është duke e trajtuar rastin.