Vdes djali i Che Guevaras

Camilo Guevara March, djali i revolucionarit dhe politikanit marksist argjentinas-kuban Ernesto Che Guevara, vdiq të martën në Caracas në moshën 60-vjeçare nga një atak në zemër, njoftoi presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel.
“Me pikëllim të thellë i themi lamtumirë Camilo-s, djalit të Che dhe promovuesit të ideve të tij”, shkroi presidenti në Twitter.

Agjencia kubane e lajmeve Prensa Latina shkruan se Camilo Guevara March ishte duke vizituar Caracasin, ku vdiq dje si pasojë e një “embolie pulmonare që shkaktoi një atak në zemër”.

I lindur në vitin 1962, Camilo ishte më i madhi nga katër fëmijët e Ernesto Che Guevara dhe gruas së tij kubaneze Aleida March, gjithashtu një revolucionare. Che kishte një vajzë tjetër, Hilda (vdiq më 1995), nga martesa e tij e mëparshme me peruanen Hilda Gade.

Camilo Guevara March ishte një i diplomuar për drejtësi dhe drejtor i Qendrës Che Guevara në Havana, një institucion që promovonte idetë e babait të tij.